Itali/ Hajduti tenton të arratiset dhe bie nga kati i pestë i pallatit!

0
Gjigandi

Një burrë ka humbur jetën në Caserta të Italisë pasi është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati. Sipas mediave italiane, dyshohet se ai ishte një hajdut që synonte të arratisej pasi kishte hyrë në një apartament për të vjedhur.

Kanë qenë banorët që kanë njoftuar policinë. Rezultoi se hajduti ishte me një bashkëpunëtor i cili megjithatë arriti të arratisej. Sipas raportimeve, të dy duket se kanë qenë brenda një apartamenti kur janë shqetësuar apo zbuluar dhe kanë tentuar të arratisen, ndoshta nga ballkoni.

Njëri prej tyre ka humbur ekuilibrin duke ‘fluturuar’ për më shumë se dhjetë metra. Ndërhyrja e punonjësve shëndetësorë ka qenë e kotë dhe kanë mundur vetëm të konfirmojnë vdekjen e burrit.

a.c./dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu