Pagoi naftën me para të falsifikuara, shpallet në kërkim një 34-vjeçar

0
Gjigandi

Një 34-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi ka paguar furnizimin e makinës me naftë, me një kartmonedhë që dyshohet se është e falsifikuar.

Shtetasi me iniciale E. A., akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, pasi ka paguar furnizimin e makinës me naftë, me një kartmonedhë që dyshohet se është e falsifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu