Donaldi heq dorë nga udhëtimi nëpër botë që e fitoi në Big Brother VIP, e dhuron për shtatë çifte

0
Donaldi heq dorë nga udhëtimi nëpër botë që e fitoi në Big Brother VIP, e dhuron për shtatë çifte
Gjigandi

Aktori i njohur dhe ish-banori i Big Brother VIP, Donald Veshaj menjëherë pas përfundimit të spektaklit u shpreh se ndonëse nuk e fitoi çmimin kryesor ai do të dhuroi 100 mijë euro nga xhepi tij për ndërtimin e katër shtëpive, dy në Kosovë dhe dy në Shqipëri.

Por, Donaldi nuk është ndalur me kaq, sepse së fundmi aktroi gjithashtu ka njoftuar se dhurata që iu bë gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, e që ishte një udhëtim nëpër botë nuk do ta shfrytëzoi për vete.

Përmes një postimi në Instagram, aktori u shpreh se këtë udhëtim do ta dhuroi për shtatë çifte, që do të përzgjedhin në mënyrë rastësore duke bërë ‘tag’ emrat e tyre në komentet.

Foto: Donald Veshaj/Instagram

RonaTyra

“Dhurata që kam marrë për udhëtimin tim nëpër botë, në shtatë destinacione t’jua dhuroja juve. T’jua dhuroja shtatë çifteve që kanë dëshirë që të shkojnë bashkë në këtë udhëtim dhe për një arsye ose një tjetër nuk kanë mundur që të shkojnë diku bashkë. Nëse ke një mik ose mikeshë që është çift, komento emrat dhe thuaj arsyen se pse e meritojnë të shkojnë në këtë udhëtim, se ndoshta ata kanë kaluar një vit të vështirë, ndoshta nuk kanë mundësi ekonomike të shkojnë bashkë, dhe shtatë me arsyet më të forta do të përzgjidhen për të shkuar në këto pushime”, ka thënë Donaldi në postim.

Foto: Donald Veshaj/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që pas përfundimit të BB VIP, Donaldi është distancuar edhe me partneren e tij, Beatrix, të dy kanë larguar njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu