Reperi nga Kosova, Don Xhoni prej kohësh ka konfirmuar romancën me modelen ruse, Ariana Lirey.
Dyshja u takuan për herë të parë në Dubai dhe nga atje ndan fotografi të përbashkëta duke zyrtarizuar lidhjen.
Por, ndonëse janë larg njëri-tjetrit ata nuk lënë anash dedikimet në rrjetet sociale, madje as dhurata, për të treguar dashurinë dhe përkushtimin.
Foto: Don Xhoni/Instagram
Këtë herë ishte modelja ajo që ka bërë një dhuratë të veçantë për reperi nga Drenica, i cili e postoi edhe në InstaStory.
Don Xhoni shihet me një shkrepës ngjyrë arë në dorë në të cilën është e stampuar shkrimi: Përgjithmonë bashkë.
Ndërkohë, çifti janë përfshirë edhe në zhvillimet e fundit në Ukrainë e cila prej pesë ditësh po përballet me agresionin rus.
Foto: Don Xhoni/InstaStory
Të dy janë shprehur kundër luftës atje, duke ndarë postime të ndryshme nga situata që ndodhet populli ukrainas.
Ndryshe, kujtojmë që kënga e fundit e reperit është bashkëpunim me Butrint Imerin “Corazon” që u publikua në dhjetor të vitit që lamë pas. /
abc24.al/