Filmi i aktorit hollivudian Sean Penn për luftën në Ukrainë do të ketë premierën botërore në festivalin e filmit të Berlinit të këtij viti, kanë thënë organizatorët.
Dokumentari “Superfuqia” do të dalë jashtë konkurrencës kryesore, i cili përmban 18 filma këtë vit, duke përfshirë Manodrome të John Trengove me Jesse Eisenberg dhe Adrien Brody.
Organizatorët kanë thënë se Berlinale do t’i kushtojë nderime të veçanta këtë vit Ukrainës dhe protestave në Iran.