Dogji pronaren dhe nipin e saj, Gjykata malteze urdhëron ekstradimin e shqiptarit në Greqi

0
Gjigandi

Ledjon Brakaj shqiptari i cili  dyshohet se është përfshirë në një vrasje të dyfishtë të vitit 2015 në një ishull grek, ku një gruaje dhe nipi i saj iu grabitën 780 mijë euro dhe më pas i dogji.

Një gjykatë malazeze ka urdhëruar ekstradimin e  shqiptarit që po kërkohej në Greqi për një vrasje të dyfishtë.

I dyshuari u arrestua në Marsascala shtatë vjet pas krimit.

Magjistratja Donatella Frendo Dimech dha  vendimin të premten që urdhëroi që Brakaj të vendoset në paraburgim deri në ekstradimin e tij në Greqi.

Ekstradimi nuk do të bëhet para se të kenë kaluar shtatë ditë nga urdhri dhe Brakaj ka të drejtë të ankimojë vendimin në Gjykatën Penale të Apelit.

RonaTyra

Ai gjithashtu ka të drejtë të kërkojë mjete juridike nëse mendon se të drejtat e tij janë shkelur.

Avokatët paraqitën një kërkesë përpara gjykatës që kryesonte procedurat e ekstradimit pasi fillimisht kishin kundërshtuar ekstradimin duke thënë se në Urdhër Arresti Evropian kishte një emër tjetër për personin e kërkuar.

Në një aplikim të paraqitur të hënën në mëngjes, avokatët e tij Franco Debono, Marion Camilleri dhe Francesca Zarb, argumentuan se një metodë e vjetruar ishte përdorur për të analizuar printimet.

Avokatët mbrojtës shtuan se në akte nuk kishte asnjë dokumentacion që tregonte se si ishin marrë gjurmët, nga kush dhe sa kohë më parë ishin marrë. Ata gjithashtu vunë në dyshim se çfarë procedure u përdor dhe nëse kjo ishte një metodë e njohur shkencore.

Për më tepër, avokatët pyetën nëse printimet ishin të kontaminuara dhe nëse ato ishin marrë sipas rregullave të procedurës se si paraqiten provat në Gjykatë.

“Jo vetëm që sistemi është arkaik, por në raportin e ekspertit ai nuk tregon në asnjë mënyrë se si është bërë analiza krahasuese, modus operandi apo teknikat e përdorura për të arritur në përfundimet e tij”, argumentuan avokatët.

Për këtë, mbrojtja kërkoi që gjykata të fshijë ga aktet e çështjes të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me marrjen dhe analizimin e gjurmëve të gishtave të Brakajt.

Megjithatë, gjykata të martën vendosi se nuk ishte gjykata kompetente dhe argumentet e mbrojtjes duhet të trajtohen përpara një gjykate tjetër.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu