Dogji makinën në Delvinë, arrestohet 47-vjeçari

0
Gjigandi

Një 47-vjeçar është arrestuar në Delvinë, pasi akuzohet për djegien e një makine.

Shtetasi me iniciale Sh. Sh., 47 vjeç akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Delvinë, ku u dogj një automjet tip “Suzuki”. Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me fakte ligjore, të ngjarjes së ndodhur në orët e para të ditës së djeshme, në lagjen “9 Nëntori”, Delvinë, ku u dogj automjeti tip “Suzuki”, në përdorim nga shtetasi L. K., 33 vjeç, banues në Delvinë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. Sh., 47 vjeç, banues në Delvinë.

RonaTyra

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin automjetit të shtetasit L. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu