“Djegia e mandateve, ide e marrë”/ Meta: S’kam dalë unë t’i bekoj

0
Gjigandi

Në konferencën e sotme për mediat, presidenti Ilir Meta ceku historinë e djegies së mandateve të 58 deputetëve të opozitës, të cilën e cilësoi si një ide të marrë.

Meta deklaroi se ishte kundër kësaj ideje, teksa sqaroi se këtë mendim ia kishte komunikuar të gjitha palëve.
“Ju kërkoni perfeksion kushtues, ligjor, procedural nga presidenti i Republikës, i cili ka qenë dhe mbetet shembulli më i mirë i respektimit në frymë dhe në germë të Republikës së Shqipërisë, të çdo ligji dhe konvente ndërkombëtare. Dhe kërkoni që të vendosni presidentin në një situatë jo perfekte. Që kur u hodh ideja e marrë e djegies së mandateve, kam qenë kundër. Ia kam bërë të ditura të dyja palëve dhe atyre që i bekuan këto ndryshime. Kam kërkuar që qeveria të bëjë dy hapa pas që mos të digjen mandatet dhe opozitës. Madje ia kam thënë dhe ndërkombëtarëve. S’kam dalë unë t’i bekoj”, tha Meta.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu