Dita Botërore e Shëndetit, TFL: Shëndetësia e përqendruar në Tiranë, mungojnë specialistët dhe in…

0
Dita Botërore e Shëndetit, TFL: Shëndetësia e përqendruar në Tiranë, mungojnë specialistët dhe in…
Gjigandi

Ministria e Shëndetësisë të bëjë më shumë përpjekje për rritjen e cilësisë së shërbimeve për pacientët,

“Gjithashtu, të bëhet më shumë përpjekje në bashkëpunim edhe me organizatat e shoqërisë civile që punojnë në këtë fushë, për rritjen e edukimit të pacientëve jo vetëm në njohjen e hallkave të sistemit shëndetësor, por edhe për të përmirësuar stilin e jetesës për një shëndet më të mirë”

, u shpreh Denisa Canameti përfaqësuese e shoqatës Together for life, në studion e Euronews Albania në Ditën Botërore të Shëndetit.

RonaTyra

Në emisionin e mëngjesit u prekën gjithashtu problematikat e sistemit shëndetësor, sfidat me të cilat përballen pacientët, mjekët etj.

Znj. Denisa Canameti, Koordinatore e Programit të Shëndetësisë në këtë shoqatë, theksoi mungesën e mjekëve specialistë në rrethe si një nga shkaqet kryesore të mos-ofrimit të një shërbimi shëndetësor cilësor pranë vendbanimit. Gjithashtu, Canameti u ndal tek mungesa e investimeve në pajisje mjekësore dhe orientimi i investimeve vetëm në ndërtesa që i shërbëjnë më shumë vizibilitetit të politikave.

E pyetur nëse qytetarët i njohin hallkat e funksionimit të sistemi shëndetësor dhe pse zgjedhin ti anashkalojnë, ajo u shpreh se:

Ashtu sic u dëshmua gjatë pademisë, pjesa më e madhe e shëndetësisë bëhet në Tiranë. Për çdo shërbim të specializuar pacientët duhet të vijnë në Tiranë. Kjo nuk vjen nga padia e qytetarëve për të anashkaluar hallkat e sistemit, pasi nuk ka asnjë qytetar që dëshiron të vijnë nga zonat e largëta, për një vizitë apo ndërhyrje në spitalet universitare. Një situatë e tillë, përveçse e lodhshme, shton edhe kostot e xhepit, pasi sot në sistemin shëndetësor, rreth 50% të shërbimeve qytetarët i paguajnë nga xhepi

“, u shpreh Canameti

Ndërkohë në studio i ftuar ishte edhe mjeku Pirro Prifti i cili tha se në sistemin shëndetësor publik është i nevojshëm një reformim. Ai tregoi për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se kryesisht qendrat spitalore universitare kanë probleme të mëdha dhe spitalet private janë më eficiente në trajtimin e pacientëve.

Sipas Priftit në shtet është investuar tek infrastruktura, por menaxhimi është problematik.

Pagesat e ulëta të mjekëve dhe infermierëve në raport me Ballkanin dhe Europën, nxjerrin në pah një defekt të madh të Ministrisë të Shëndetësisë që nuk jep urdhëresa për të stabilizuar sistemin. Spitalet private janë bërë për të plotësuar mangësitë e spitaleve publike, tha Prifti

Ndërkohë, sa i takon mitmarrjes, Prifti ja delegoi si përgjegjësi, rrogave të ulëta dhe mungesës së disiplinës.

Në diskutimet në studio lidhur me shkaqet e largimit të mjekëve, përveç pagave të ulta, mungesës së kushteve të punës, mungesës së politikave inkurajuese për ta, Canameti u ndal tek mopolizimi i sistemit:

Mbetet problematike monopolizimi i sistemit shëndetësor, që menaxhohet nga të njëjtët njerëz prej dekadash, të cilë kanë përgatitur dhe pasardhësit. Situatë që vështirëson mundësitë e mjekëve të rinj që të gjejnë veten dhe të punojnë në komoditet”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu