Viti 2023 nuk ka mbyllur ende muajin e parë dhe ne po ju tregojmë disa prej çifteve që nuk e festuan Vitin e Ri së bashku, Ja disa nga divorcet/ndarjet më të ‘famshme’ të vitit që lamë pas.
Shakira dhe Gerard Pique
Çifti ka më shumë se dhjetë vjet bashkë dhe kanë dy djem së bashku. Megjithatë, tradhtia e futbollistit u bë e ditur dhe lajmi për ndarjen erdhi qershorin e kaluar.
Harry Styles dhe Olivia Wilde
Çifti u nda pas gati dy vitesh lidhje, me një burim që zbuloi ndarjen përmes People duke thënë: “Ai ka turneun e tij dhe ajo po fokusohet te fëmijët e saj tani. Ata vendosen të ndahen me mirëkuptim”.
Tom Brady dhe Gisele Bundchen
Lajmi për ndarjen e tyre ra si rrufe pak kohë më parë. Thashethemet thonë se vendimi i sportistit për t’u rikthyer në aktivitete ishte arsyeja kryesore e divorcit, por çifti kanë 13 vite bashkë dhe kanë dy fëmijë nuk kanë konfirmuar asgjë në postimin që kanë bërë përmes Instagramit.
Leonardo DiCaprio dhe Camilla Morrone
Ata ishin bashkë prej 4 vitesh dhe megjithëse daljet e tyre publike së bashku ishin të pakta, të gjithë flisnin për një çift shumë të dashuruar. Megjithatë, gushtin e kaluar ata u ndanë , me thashethemet se fajin e kishte mosha e Camilla Morrone, e cila tani është 25 vjeç.
Kim Kardashian dhe Pete Davidson
Menjëherë pasi zyrtarizuan lidhjen e tyre dhe u shfaqën së bashku në Met Gala , çifti u nda, pasi “oraret e tyre nuk i lejonin ata të mbanin një marrëdhënie të mirë”, tha një burim për enews.com.
Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard
Fotot e saj pa unazë po shtoheshin dhe një burim konfirmoi për PEOPLE se çifti u nda në diskrecionin e modeles. Thashethemet thonë se biznesmeni e ka tradhtuar sërish, ndërsa burime pranë saj thonë se ajo ka në fokus djalin dhe rolin e saj si nënë.
Kendall Jenner dhe Devin Booker
Modelja e njohur mund ta mbajë private jetën e saj personale, por lidhja e saj me Devin Booker u bë e ditur para se të shpallej ndarja e tyre nëntorin e kaluar. “Çifti e përfundoi lidhjen e tyre miqësisht, pa tensione mes tyre ”, tha një burim për US Weekly.