Disa kombinime të njohura ushqimore që mund të dëmtojnë shëndetin

0
Disa kombinime të njohura ushqimore që mund të dëmtojnë shëndetin
Gjigandi

Edhe pse ushqime të ndryshme kombinohen shumë mirë më njëri-tjetrin, mund të ndodhë që konsumi i tyre të sjellë rezultate të papritura për shëndetin, kryesisht duke ndikuar në sistemin tretës.

Ndaj ky artikull ju njeh me disa nga kombinimet ushqimore që është më mirë të shmangen:

Domate + Kastraveca

Ky është një kombinim shumë popullor për një sallatë verore. Megjithatë, hulumtimet e fundit tregojnë se kombinimi i këtyre 2 perimeve mund të dëmtojë rrugët biokimike të trupit. Kjo mund të çojë në kalcinim dhe ënjtje të tepërt dhe vitaminat që përmbahen në të dyja perimet nuk do të treten siç duhet.

RonaTyra

Mish + patate

Kush mund t’i rezistojë një bifteku me patate të skuqura? Fatkeqësisht, ky është një kombinim ushqimor shumë i rëndë. Niseshteja që ndodhet në patate kërkon lëngje alkalotike tretëse dhe proteinat nga mishi kërkojnë lëngje acidike. Kur së bashku, ata thjesht ‘ngecin’ brenda stomakut dhe mund të sjellin çrregullime të tilla si urth, gazra dhe shumë probleme të tjera.

Mishi i grirë + makaronat

I njëjti arsyetim vlen edhe për mishin e grirë me makarona. Gjëndrat e pështymës prodhojnë ptyalin dhe amilazë, të cilat transformojnë karbohidratet e niseshtës (makaronat) në sheqerna të thjeshta. Kur sheqernat e thjeshta mbulojnë proteinat (mishin), ato krijojnë një përzierje të rrezikshme kimike që mund të çojë në diabet.

Kikirika + birrë

Të gjithëve u pëlqen të hanë kikirikë të kripura kur pinë birrë. Megjithatë, ushqimet me shumë kripë nuk janë vetëm të pashëndetshme në vetvete, por gjithashtu çojnë në dehidrim dhe rrisin gjasat për të pirë një litër birrë.

Qumësht + banane

Ky kombinim ushqimor është bërë shumë i popullarizuar në mesin e ndjekësve të një stili jetese të shëndetshëm, sepse është ushqyes dhe i shpejtë në përgatitje. Megjithatë, disa nutricionistë besojnë se frutat, veçanërisht ato të ëmbla, duhet të konsumohen veçmas. Ato qëndrojnë brenda trupit për më gjatë, duke ngadalësuar sistemin e tretjes, veçanërisht kur hahen me ushqime të tjera. Sa i përket qumështit, është gjithashtu më e shëndetshme ta pini veçmas./ Bright Side

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu