Dhimbjet në zonën e sqetullës, çfarë tregojnë dhe a duhet të shqetësohemi?

0
Dhimbjet në zonën e sqetullës, çfarë tregojnë dhe a duhet të shqetësohemi?
Gjigandi

Dhimbjet që shfaqen në zonën e nën sqetullës mund të shkaktojnë shqetësim, që në disa raste është i justifikueshëm. Ka raste, kur një dhimbje e tillë mund të jetë pjesë e simptomave paralajmëruese të një ataku në zemër. Megjithatë, në shumicën e kohës, dhimbje të tilla nuk janë për t’u shqetësuar.

Sqetulla është një pikë takimi i muskujve, indeve, gjëndrave dhe enëve të gjakut. Një lëndim i vetëm, mund të nxisë dhimbje në këtë zonë. Kur dhimbja është afatgjatë dhe shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje, dhimbje në kraharor, nofull e qafë, atëherë duhet të shkoni me urgjencë tek mjeku.

Ja se cilt janë disa nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjes nën sqetull:

Tërheqja muskulare: Njerëzit që ngrenë shpesh pesha janë më të prirur të kenë një dhimbje të tillë. Kjo ndodh sepse lodhja fizike dhe ngritja e peshave nxisin tërheqjen muskulare. Nëse dhimbja vazhdon për më shumë se disa ditë, duhet të shkoni te mjeku.

RonaTyra

Infeksionet e Lëkurës: Nëse zona e nën-sqetullës është infektuar, ju do të përjetoni dhimbje, por edhe kruarje dhe skuqje të lëkurës. Zona e nën sqetullës duhet mbajtur e thatë dhe e pastër.

Gjëndrat Limfatike: Gjëndrat limfatike luajnë një rol thelbësor për sistemin imunitar. Ato gjenden me shumicë në zonën e sqetullës dhe nëse infektohen ose enjten atëherë ato shkaktojnë dhimbje. Nëse enjtja dhe dhimbja nuk largohen për një kohë të gjatë, atëherë duhet të flisni me mjekun tuaj.

Angina: Angina ndodh kur në gjak mungon oksigjeni. Kjo ndodh rëndom si pasojë e bllokimit të ndonjë ene gjaku. Dhimbja që shkakton angina mund të shfaqet në sqetull, por edhe në shpinë, qafë, nofull apo shpatulla.

Alergjia: Sqetullat janë një vend ku krijohen shpesh reagimet alergjike. Këto reagime vijnë si pasojë e kimikateve me të cilat bie në kontakt lëkura. Këto kimikate gjenden tek detergjentët, anti-djersa, parfumi, sapuni, kremi i depilimit apo zbutësit e rrobave./WebMD

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu