Diplomati rus: Nëse shpërthen lufta NATO-Rusi, shteti i parë që e pëson është…

0
Gjigandi

Nëse do të shpërthente lufta midis NATO-s dhe Rusisë, vendi i parë që do të vuante pasojat është Finlanda, kërcënon një nga diplomatët më të lartë të Moskës.

“Duke qenë se Finlanda është fqinji ynë, nëse do të ketë ndonjë përshkallëzim, ata do të jenë të parët që do ta pësojnë”, tha Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë.

Kujtojmë se Finlanda u bashkua me NATO-n në prill, duke u bërë anëtarja e 31-të e aleancës. Finlanda ndan një kufi prej 1340 km me Rusinë, më i gjati, nga çdo anëtar tjetër i NATO-s.

Ulyanov kritikoi gjithashtu vendimin e Finlandës për të nënshkruar një Marrëveshje të Bashkëpunimit të Mbrojtjes me SHBA-në në dhjetor, e cila u dha trupave amerikane akses në bazat finlandeze.

“Kjo tashmë është një tjetër sfidë serioze”, tha ai.

RonaTyra

Finlanda këtë muaj mbylli përkohësisht kufirin tokësor me Rusinë në përgjigje të numrit të madh të emigrantëve dhe azilkërkuesve.

Helsinki ka akuzuar Rusinë se qëndron pas fluksit, por Kremlini ka mohuar akuzat.

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu