Diola rrëfen si ra në dashuri me një 77-vjeçar

0
Gjigandi

Diola Dosti, konkurrentja e “Big Brother VIP” është prezantuar tek banorët e publiku si nëna e tre fëmijëve që ka mbaruar tre fakultete (megjithëse në quiz-in e inteligjencës la për të dëshiruar me rezultatin e saj).

Ajo dëshiron të vendosë vazhdimisht në pah faktin që “është e zgjuar” dhe e tërheq zgjuarsia tek njerëzit, më shumë sesa pamja e jashtme.

Kështu, Diola ka rrëfyer një eksperiencë personale lidhur me tërheqjen mentale më shumë sesa ajo fizike.

“Unë këtë kam problem edhe me meshkujt, nuk mundem të dashurohem dot vetëm me fizikun. E kam shumë të rëndësishme edhe me mendje. Ai ishte aq i zgjuar. Kur shikoja sytë e tij, sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i thosha mikeshave të mia “Kam rënë në dashuri”- i tregonte Diola Deas.

“Ti je e çmendur, ai 77 vjeç”- tregoi Diola se i përgjigjeshin mikeshat, duke zbuluar kështu edhe moshën e personit në fjalë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu