Frutat që duhet të hani më shpesh kur keni diabet:
Frutat e pyllit: Të gjitha llojet e frutave të pyllit kanë indeks të ulët glicemik, që do të thotë se kanë më pak ndikim në nivelet e sheqerit në gjak se çdo lloj fruti tjetër. Frutat e pyllit janë të pasur gjithashtu në vitamina dhe antioksidues. Shtoni fruta pylli në kos, bollgur ose përgatisni një lëng duke i përzier me fruta të tjerë.
Molla: Molla gjithashtu është e pasur në fibra dhe proteina. Ky frut njihet edhe për shumimin e bakterit të mirë në zorrë.
Agrumet: Frutat si mandarina ose portokalli janë të pasur në fibra, që ndihmojnë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak. Ata janë të pasur gjithashtu në vitaminë C, që ndihmon për forcimin e sistemit imunitar.
Dardha: Një dardhë e masës mesatare siguron 6 gramë fibra, rreth 24% të sasisë së rekomanduar për gratë nën 50 vjeç.
Frutat me bërthamë: Frutat si nektarina, kumbullat dhe pjeshkat kanë zakonisht indeks më të ulët glicemikë kur konsumohen të freskëta. Përpiquni të kufizoni versionet e thara.