Dhunohet për shkak të detyrës gazetari Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij, shpallen në kërkim dy persona

0
Gjigandi

Gazetari Elvis Hila ka rënë pre e dhunës në Lezhë nga dy persona.

Sipas kallëzimit të vetë gazetarit në polici kjo ka ndodhur për shkak të detyrës, gjë të cilën e konfirmon edhe policia.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 16:40, ku dy personat i kanë dalë përpara gazetarit dhe e kanë dhunuar. Në këto momente ka ndërhyrë edhe bashkëshortja e tij, e cila edhe ajo është dhunuar fizikisht.

Vetë policia njofton se po punohet për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

RonaTyra

Goditen për shkak të detyrës një gazetar, shpallen në kërkim autorët e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasit I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati.

Këta shtetas, rreth orës 16:40, në qytet Lezhë, i kanë dalë përpara shtetasit E.H., 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe e kanë dhunuar fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij shtetasen B. H., e cila në ato momente ka ndërhyrë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se, këta shtetas e kanë dhunuar fizikisht gazetarin për shkak të detyrës.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu