Dhuna e të moshuarës te Azili i Pleqve/ Haradinaj: Autorët të dalin para drejtësisë

0
Gjigandi

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me dhunimin e të moshuarës nga infermierja te Azili i Pleqve.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ shkruan se autorët e këtij akti duhet të dalin para drejtësisë dhe të moshuarit të trajtohen me dinjitet.

Reagimi i plotë:

I tronditur nga rasti në Pejë, ku nëna e Dëshmorit Taulant Nura, dhunohet fizikisht nga ato që duhet të kujdesen për të. E papranueshme dhuna e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë. Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme po aq të neveritshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë!

Nanat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet.

RonaTyra

Uroj që këto raste të mos përsëriten më kurrë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu