Dhoma e Avokatisë së Korçës vijon bokjotin e seancave gjyqësore

0
Dhoma e Avokatisë së Korçës vijon bokjotin e seancave gjyqësore
Gjigandi

Dhoma e Avokatisë së Korçës ka vendosur vazhdimin e bokjotit të seancave gjyqësore edhe për këtë javë, duke kërkuar ndryshimin e hartës së re gjyqësore.

Kreu i Dhomës së Avokatisë Arben Lena tha se avokatët nuk do të marrin pjesë në seancat gjyqësore të proçeseve penale,civile,administrative si dhe të gjitha llojet e veprimeve hetimore përgjatë kësaj jave.

Nga bojkoti përjashtohen vetëm masat e sigurisë,për të cilat Dhoma e Avokatisë do të diskutojë dhe marrë një vendim në ditët në vazhdim.

Në tē 3 gjykatat e Korçës,Gjykata e Shkallës së Parë,Apeli dhe Gjykata Administrative çdo ditë zhvillohen nga 50 deri në 60 senaca gjyqësore.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu