Dhoma e avokatisë merr vendimin: Bojkot pa afat seancave gjyqësore

0
Gjigandi

Avokatët do të bojkotojnë pa afat seancat gjyqësore ky është vendimi i Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë.

Vendimi është marrë në shenjë kundërshtie ndaj hartës së re gjyqësore, ndërsa avokatët kundërshtojnë hartën e re gjyqësore sepse sipas tyre cenon rëndë aksesin e qytetarëve te sistemi i drejtësisë dhe rrit ndjeshëm kostot.

Këshilli madje ka vendosur që do të marrë masa penalizuese për avokatët që nuk respektojnë bojkotin.

Vendimi unanim është marrë para pak minutash në mbledhjen e Dhomës së Avokatisë në Xibrakë. Risia qëndron pikërisht tek masat e arrestit të cilat do të bojkotohen prej ditës se sotme deri në dhjetë ditët vijuese, ndërsa më pas do të merret një vendim i dytë.

Bojkoti i avokatëve ka çuar në kolaps sistemin e drejtësisë dhe efektet janë ndjerë edhe në Gjirokastër, ku prej 3 javësh vijon bojkoti total për seancat gjyqësore në të katër gjykatat e qarkut.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu