A mund të jetë kryeministri Edi Rama në dy vende njëkohësisht?! Kjo është në kufinjtë e fantashkencës por, propaganda e Ramës e mundëson këtë gjë.
Lind pyetja ku ishte vërtet kryeminstri Rama sot, në Përmet apo në takim me rektorët?
Sipas një vështrimi të shpejtë të aktiveteve të kryeministrit Edi Rama sot dhe ditën e djeshme në rrjete sociale, kuptojmë që mbledhja me rektorët e shfaqur më 18.10.2022 mund të jetë regjistruar më parë.
Ndërsa, ditën e stome kryeministri ndodhej në Përmet, i shoqëruar nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro.
Më poshtë po ju japim disa fakte:
Rama e filloi takimin e tij në Tiranë në orën 09:36 dhe e mbaroi në 11:40. Më pas ai shfaqet në takimin në Përmet në orën 12:17.
Pra, si mundet që rruga Tiranë-Përmet (235.5km) të përshkruhet në harkun kohor prej 37 minutash?
Ajo që bie në sy është: Nga ‘fluturoi’ kryeministri ynë nga Tirana në Përmet për 37 minuta?
Me çfarë shkoi Rama në Përmet për 37 minuta? Me helikopter apo me makinën e tij? Nëse iku me helikopter, ku ekziston kriza në Shqipëri?
Një detaj tjetër që bie në sy nga takimet e Ramës, është se veshjet e kryeministrit dhe ministres së Arsimit janë të njëjta më të ditës së djeshme.
Por, që të mos hedhim fjalë boshe në ajër, më poshtë po sjellim fotot e Ramës dhe Kushit me të njëjtat veshje si dje dhe sot.
Rastësi apo realisht kanë dashur të mbajnë të njëjtat veshje?
Në qoftë se ka qenë dëshira e njërit (kryeministrit apo ministres), si ka mundësi që të dy kanë qenë në të njëjtën mendje?
Mos është vallë propagandë e Ramës, mbledhja e sotme me rektorët e universitetit dhe videoja ishte e regjistruar dje?
Mos po na mbyll sytë Rama me ‘live’-et e tij të regjistruara dhe papritmas shfaqet nga takimi në takim?
Pra, kryeministri Edi Rama po propagandon hapur, pasi arrihet në rezultatin se takimi me rektorët është regjistruar një ditë më parë.
Pse dalim në këtë përfundim?
- Shumë e thjeshtë. Nëse mbledhja do ishte ‘live’ nga i gjeti fotot ministrja Kushi që i postoi një ditë më parë me të njëjtat veshje dhe të njejtët pedagogë?
- Rruga për të shkuar në Përmet merr më shumë se 30 minuta.
- Rama dhe Kushi me të njejtën veshje./Abc24.al