Detaje të reja nga atentati në Shëngjin: Autori mbante veshur uniformë policie dhe lëvizte me…

0
Gjigandi

Detaje të reja janë zbardhur lidhue me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Viktima u vra në biznesin e tij pranë pedonales, rreth orës 13:30.

51-vjeçari ishte i vetëm në lokalin e tij “Coral” dhe dyshohet se atentatorët kanë shkuar me motor, kanë qëlluar dhe më pas janë larguar po me motorr.

Njëri prej tyre dyshohet se ka lëvizur me një automjet tip ‘Range Rover’ me targa angleze ngjyrë të zezë. Ai mbante veshur me uniformë shërbimi policie ngjyrë blu dhe jelek të verdhë fosforeshente.

Policia bën të ditur se janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona. Sakaq vijojnë kontrollet për kapjen e autorëve.

Edhe kryebashkiaku i qarkut Lezhë, Pjerin Ndreu është paraqitur në vendngjarje.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu