“Dëshmitarët e Jehovait të shpallen të paligjshëm”, eksperti i kriminalistikës deklaratë pas ngjarjes tronditëse

0
Gjigandi

Ngjarja e mbrëmshme në Kombinat, Tiranë, ka tronditur opinionin publik, ku u gjetën të vdekura nënë e bijë në banesën e tyre.

Sipas burimeve të deritanishme, Zhaneta dhe Anisa Josifi u vetëflijuan me shpresën se do të ringjalleshin, teksa vajza tjetër e familjes është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Familja Josifi thuhej se ishte pjesë e sektit fetar të Jehovait dhe duke folur rreth kësaj ngjarjeje, eksperti kriminalist Artan Rexhepi, u shpreh se shteti duhej të kishte ndërhyrë më para dhe se Dëshmitarët e Jehovait duhet të shpallen të paligjshëm.

I ftuar në emisionin, “Shqipëria Live”, Rexhepi tha:

RonaTyra

“Policia fare mirë mund të sajonte ndonjë situatë për të bërë kontrolle në shtëpinë e tyre. Në këtë aspekt shteti ka çeduar.
Duhet që në Kuvend të votohet që të shpallet e paligjshme. Nëse për ISIS bëhet shumë zhurmë dhe arrijnë që të nxjerrin sekrete, edhe për këtë duhet që të investigohet. Ata e mohuan se viktimat ishin pjesë e tyre, por autoritetet përkatëse duhet të kontrollojnë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu