Dëshmia e mashtruesit italian për Piranjat, Bashkia padit për shpifje “Syrin”

0
Gjigandi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur në Gjykatën e Tiranës një kallëzim penal për shpifje për televizionin Syri, emisionin “Piranjat”, pasi në këtë emisionin janë transmetuar deklarimet e një shtetasi italian Gabriele Tarroni Longhinotti, i arrestuar në vitin 2021 dhe i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 vite burgim për mashtrim.

Në emisionin në fjalë, i transmetuar nga Syri TV, italiani Longhinotti sulmoi ish ortakun e tij në biznes, Alberto Presezzi, por në deklarime e sipër përmendi edhe emrin e kryebashkiakut Veliaj.

Në një dalje për mediat, avokati Plarent Ndreca bëri me dije se ditën e sotme, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është depozituar padia për gjykimin penal për shpifje ndaj Televizionit Syri.

I pyetur për këtë çështje, kryebashkiaku Veliaj tha se:

“Sajesat e një shtetasi italian, të certifikuar me vendim gjykate si mashtrues ordiner, për të kapur ndonjë votë aty-këtu. Por, përveç përgjigjes së merituar që do të marrin nga qytetarët e Tiranës në 14 maj, Bashkia e Tiranës thotë se duket se gjithçka është një sajesë për hakmarrje e personale, për të sulmuar ish-ortakun e tij, Alberto Presezzi, i cili e kishte denoncuar më herët Longinotti-n për mashtrim. Pas këtij denoncimi Longinotti u arrestua në muajin prill të vitit 2021, pasi Gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për akuzën e mashtrimit. Longinotti u akuzua për mashtrim ndërkombëtar ndaj kompanisë “BP”, së cilës i ka vjedhur shumën prej rreth 1 milion eurosh, si dhe akuzohej për falsifikim dokumentesh bankare. Mësohet se i njëjti person është vetëofruar në disa televizione si dëshmitar, duke pretenduar se di skandale të mëdha edhe pse nuk ka asnjë dokument apo provë që të mbështesë deklarimet e tij, por me këtë synon të sulmojë ish ortak.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu