Hidhërim i madh për Anglinë e Harry Kane, që u eliminua nga Botërori i Katarit nga Franca. Sulmuesi dhe kapiteni i “Tre Luanëve” ishte protagonist i pafat i një penalltie të humbur, pasi shënoi një tjetër. Një penallti që mund ta barazonte ndeshjen 2-2, por nuk çoi në rezultatin e dëshiruar.
Vetë qendërsulmuesi ka komentuar mbrëmjen e tij dhe të skuadrës në ITV: “Ne kemi krijuar shumë raste, por ndeshjet e mëdha vendosen nga detajet. Dy penalltitë? Zakonisht përgatitesh të përballesh vetëm me një të tillë në hapësirën e një ndeshjeje, por kur ndodhin dy, gjithmonë duhet të kesh një ide se ku të godasësh dhe përgatitja ka pak rëndësi.
Sigurisht që është një gabim që dhemb, si rezultati final, sepse menduam se mund të fitonim. Si kapiten, unë marr përgjegjësinë për atë që ndodhi. Kjo është një humbje e rëndë, sepse skuadra luajti shumë mirë.
Kupa e Botës luhet çdo katër vite, kështu që nuk mund të themi se mund të provojmë përsëri vitin e ardhshëm. Do të ketë ende shumë kohë për të pritur, para se të kthehemi për të konkurruar në këtë nivel, por jam krenar për shokët e skuadrës, sepse kemi bërë një rrugëtim të madh. Ne kemi talent të madh në skuadër dhe pas një viti e gjysmë do të jetë Kampionati Evropian”.
Një pasazh edhe për Southgate: “Ai është një trajner i jashtëzakonshëm, vetëm mendoni sa larg na çoi. Ai e udhëhoqi Anglinë drejt një rritje të madhe; të gjithë shpresojmë se mund të qëndrojë në stol, por vendimi do të jetë i tij”.