Januzaj: Jam i lumtur për Kosovën, shpresoj të kualifikohen në Evropian

0
Gjigandi

Lojtari me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj është shprehur tejet i lumtur me suksesin e Kosovës.

Januzaj, i cili përfaqëson Belgjikën, këto komente i ka bërë në një bisedë live në Instagram me yllin e ‘Dardanëve’, Benjamin Kololli.

“Jam i lumtur për Kosovën. Unë shikoj çdo ndeshje që luan Kosova dhe jam i sigurt se ata do të kualifikohen në EURO 2021″, u shpreh ylli i Real Sociedad.

Kujtojmë se ndeshja e play-off e Ligës së Kombeve, Kosova kundër Maqedonisë së Veriut, u shty për muajin shtator ose tetor për shkak të pandemisë koronavirus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu