Dënohet autori i grabitjes në shtëpinë e Mark Cavendish/ Terrorizoi dhe tërhoqi zvarrë çiklistin

0
Gjigandi

Një 31-vjeçar nga Britania është shpallur fajtor për grabitjen me thikë në shtëpinë e çiklistit, Mark Cavendish.

Autori është 31-vjeçari, Romario Henry, nga Londra. Ai ka hyrë në shtëpinë e Cavendish në Ongar, më 27 nëntor 2021 duke terrorizuar familjen Cavendish.

Henry u shpall fajtor për dy akuza për grabitje dhe vendimi për fatin e tij do të merret më 7 shkurt.

31-vjeçari u dënua me një vendim të juristëve, pas një seance gjyqësore e cila zgjati për më tepër se 14 orë.

Nga grabitja, ai bashkë me disa bashkëpunëtorë kanë dalë nga banesa me maska, ora Richard Millie, me vlerë rreth 700 mijë paund si dhe telefona dhe një valixhe Louis Vuitton.

RonaTyra

Në atë momento, Cavendish bashkë me bashkëshorten Peta, ishin në shtrat me fëmijën kur dëgjuan “zëra dhe zhurmë” nga kati i poshtëm.

Cavendish sapo kishte dalë nga spitali, pas një dëmtimi nga një përplasje me biçikletë dhe nuk kishte fuqi për të kundërsulmuar. Megjithatë, ai është tërhequr zvarrë nga këmbët dhe është goditur me grushte.

Ngjarja e frikshme në gjykatë është treguar vetë bashkëshortja e tij atlete, Peta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu