Ditën e sotme dega e Partisë Demokratike në Pogradec do të zgjedhë kryetarin e ri.
Procesi i votimit është hapur që në orën 07:00, deri në 18:00, ku demokratët do të votojnë mes dy kandidatëve.
Zgjedhjet po zhvillohen tek pallati i Kulturës, ndërsa do t’i drejtohen kutive rreth 1000 demokratë për 2 kandidatët në garë që janë, Gentian Cela dhe Kasem Galla.
Zgjedhjet e Kryetarëve të degëve zhvillohen sipas parimit “një anëtar një votë” dhe rezultatet do të shpallen brenda ditës.