Deklarata e fortë e Grida Dumës: Manjola Cakoni ka tentuar vetëvrasjen

0
Gjigandi

Anëtarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, duke folur për rastin e Manjola Cakonit nga Thumana, është shprehur se kjo e fundit ka tentuar vetëvrasjen. Këtë deklaratë znj. Duma e bëri në studion e emisionit “Ilva Now”.

“Unë jam gjithmonë një partizane e politikës së problemeve të përditshme. Kemi vuajtur në historinë e tranzicionit nga deliri i madh. Shqipëria vuan nga problemet e vogla. Unë kam pasur kontakte me familjarë të znj. Cakoni ditën pasi ajo doli në intervistë. Ajo tha: Ne jemi të strehuar në një zonë të ZallHerrit, pra kam ardhur nga Thumana këtu. Kam humbur bashkëshortin dhe vajzën, jetoj me djalin 11-vjeçar dhe kam të ardhura 190 mijë lekë të vjetra. Kjo familje mori vëmendje, sepse fëmijët shkuan takuan dy futbollistë të mëdhenj, dhe panë kryeministrin tek shtrati i spitalit. 

Ne na vjen njoftimi që Manjola ka shkuar në spital në QSUT, sepse ka qenë në rrezik për jetën, sepse ka tentuar vetëvrasjen. Recetat e tregojnë se është helmim, vëllai thotë qe ka marrë të gjithë antibiotikët që ka pasur në shtëpi. Ajo këtë gjë, po të kishte kujdes të vërtetë psikologjik. Ajo e thotë në intervistë: që unë në rast se do dija, që bashkëshorti dhe fëmija më ka vdekur, unë do të kisha hequr tubat. Ajo ka dhënë  intervistën në 3 shtator, dhe pasditen e kësaj dite ka rrezikuar jetën me koshiencën e vet” , tha Duma.

Znj. Cakoni në tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit humbi bashkëshortin dhe vajzën e saj 15-vjeçare. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Guma, thotë se kjo familje është përdorur për propagandë nga kryeministri Edi Rama.

RonaTyra

Ajo shprehet se kjo familje është dërguar në Zall Herr, ndërsa shton se nuk e kishte marrë dokumentin e shtëpisë, por pas katër ditësh nga denoncimi publik është bërë një akt dhurimi. Ajo theksoi se detyra e opozitës është që të bëjë zërin e të vërtetës, dhe t’i dalë në mbrojtje interesit të qytetarëve.

“Opozita duhet të bëjë zërin e të vërtetës. I kanë strehuar në Zall Herr, por nuk e kanë marrë dokumentin e shtëpisë. Ka një akt dhurim pas katër ditësh që ne e kemi bërë publike”, shtoi ajo. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu