Dasma dhe ahengje/ Komisionieri Varhelyi shkund Ramë ‘ironikun’

0
Gjigandi

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi i cili është i pranishëm në samitin e Ballkanit të Hapur që po mbahet në Ohër në fjalën e tij  ka shkundur Kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit e quajti anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE një dasmë.

Por për Varhelyin kjo mënyrë jo serioze shprehjesh ka  sjell pakënaqësi dhe ka  “shkundur” Ramën  prej entuziazmit, Komisioneri i BE për Zgjerimin i  ka kujtuar që njerëzit nuk kanë nevojë për fasada por për veprime konkrete dhe anëtarësim në BE.

“Të jem i sinqertë me ju, kjo nuk është interesante për njerëzit tanë sepse vlerësoj se pyetja e tyre kyçe është kur do të jetojmë si në Evropë, kur do të kemi mundësitë e njëjta si në BE dhe kur do të përjetojmë që të gjithë barrierat të eliminohen”

Ai replikoi me Edi Ramën duke i kujtuar, se sa herë bëhet fjalë për integrimin europian, vendet që aspirojnë nuk duhet të përgatiten për dasmë kur të vijë martesa.

“Ajo është mundësi me të cilën përballet rajoni dekada të tëra. Normalisht mund të jetë edhe mundësi për përshpejtimin e rrugës drejt BE dhe integrimin real të rajonit në BE. E them këtë sepse kur flasim për martesa apo simbole të tjera, më shumë flasim për procese, flasim për korniza negociouese, për non-paper e kështu me radhë. Të jem i sinqertë me ju, kjo nuk është interesante për njerëzit tanë sepse vlerësoj se pyetja e tyre kyçe është kur do të jetojmë si në Evropë, kur do të kemi mundësitë e njëjta si në BE dhe kur do të përjetojmë që të gjithë barrierat të eliminohen”, tha Varhelyi.

RonaTyra

Por le të kujtojmë dhe fjalën e Ramës sot që acaroi Komisionerin e BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.  Numri 1  i qeverisë  hoqi një paralele midis anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE,  dhe  një dasme.

“Dy fjalë për këtë dasmën e radhës. Sa herë afrohet Këshilli Europian përgatitemi për dasmë. Nëse do ndodhë do shkojmë me rrobat e rastit, nuk do shpenzojmë për banketin në pritje për krushqit, e na ngelet nusja në derë. Po këtë herë na mbetet dhëndri, dy metra si zdap i gjatë. Dhe në këtë rast le ta themi Ballkani i hapur është burrë, Europa e bashkuar është nusja. Duke qenë burri, dhe burrë me gjithë këto histori, është problem i madh, por ne e kemi të qartë rrugën tonë. Do e ndërtojmë këtu Europën dhe pastaj kur ata të duan të bëjnë dasmën jemi gati”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu