Daniel Godelli: Shqipërisë i kam dhuruar 50 medalje, shteti më harroi

0
Gjigandi

Në një ceremoni të posaçme, Qeveria shqiptare u dha gradën “Kolonel” shtatë sportistëve, përfshirë edhe dy peshëngritësit Erkand Qerimaj dhe Briken Calja. Menjëherë ka reaguar shtangisti Daniel Godelli, i cili mendon se duhet të ishte edhe ai aty.

“Marr shkas nga ceremonia e dekorimit të 7 sportistëve elitarë si pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, po shikoja sot kudo në TV, nderimin që i bëhet sportit dhe realisht u gëzova shumë që më në fund sporti po arrin të marrë vlerat e duhura, pak vonë, por më mirë vonë se kurrë!

Bashkë me gëzimin që përjetova për kolegët e mi, të cilëve ua di vuajtjet, sepse jemi bashkë në këtë rrugë prej vitesh, kush më lart e kush më poshtë në rezultate, përjetova edhe një trishtim!

Shteti im, atdheu ku unë u linda, u rrita dhe nuk u largova edhe pse ofertat ishin të pafundme, më kishte harruar! Pse vallë? A nuk e di shteti im se kush jam unë? A nuk e di shteti im që unë Daniel Godelli, i kam dhuruar atdheut tim mbi 50 medalje! Flasim këtu për medalje ari, argjendi e bronzi!

Besoj se shteti im nuk e ka harruar që unë jam i vetmi kampion bote në dygarësh që Shqipëria ka deri më sot për 20 vjeçarët! Unë jam po ai sportist si disa nga kolegët e mi aty në podiumin e nderit sot që kemi pasur një problematik me dopingun, por ndryshe nga ata, unë e provova që isha i pafajshëm dhe kurrë nuk heshta për të treguar që dopingu nuk ishte zgjedhje e imja, por e të tjerëve!

RonaTyra

Gjithsesi, unë dënimin e vuajta të plotë, dhe u riktheva në 2017 si kampion i Europës në stilin e shkëputjes. Ua provova edhe një herë që unë rezultatet i kisha të arritura me gjak e me shpirt dhe ajo që ndodhi ishte kurban i lojërave të pista në kupolën e federatës që jo pak sportistë të shteteve të ndryshme e deklaruan, dhe e faktuan edhe me një libër të botuar!

Gjithsesi, pak rëndësi ka kjo tani çdo gjë kaloi dhe unë u riktheva sërish me mundësitë e mia si kampion i Europës sikurse e përmenda më lart! Ndjej një keqardhje shumë të madhe sot që shteti im më harroi!

Janë të shumtë kufomat që vijnë vërdallë dhe më pëshpërisin në vesh që nuk ka rëndësi që ti Daniel ke sjell 50 medalje për Shqipërinë, rëndësi ka të lidhesh si këpushat pas ndonjë pushtetari, t’i bësh lavde e këngë e më pas ai për lëmoshë të të shpërblejë me ndonjë dekorim!

Unë mendoj, besoj dhe gjykoj që i tejkaloj kriteret që Republika e Shqipërisë ka vendosur për të më cilësuar si sportist elitar! Unë dua të besoj që kjo që sapo ndodhi ishte thjesht një harresë dhe një neglizhencë nga ngarkesa e madhe e njerëzve që u morën me plotësimin e kësaj liste, edhe pse nuk mund të harrohet një sportist si Daniel Godelli, që ka që nga viti 2006, i ka sjell medalje Shqipërisë sonë të bukur!

Jam në pritje të korrigjimit sa më shpejt të kësaj harrese që ka ndodhur kundrejt 50 medaljeve të mia, Ballkanike, Europiane dhe Botërore nga Institucionet përkatëse.

Për dijeni, pas 10 ditësh zhvillohet Kampionati Europian në Armeni, dhe kjo që sapo ndodhi më jep shumë forcë dhe guxim për të garuar atje! Faleminderit!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu