Nga Spanja po dalin zbulime rreth marrëdhënies së Dani Alves me partneren e tij, Joana Sant, pasi asi brazilian po përballet me akuza për sulm seksual që e kanë futur në burg në Katalonjë.
Në veçanti, raportet thonë se çifti ka pasur një bisedë telefonike, ku Alves i ka kërkuar gruas të mos e lërë në këtë moment që po kalon.
“Unë nuk dua të të humbas. Të dua shumë. Ju lutem, mos më lini vetëm tani”, i tha Alves partneres së tij, e cila mësohet se ka bërë kërkesë divorci nga futbollisti 39-vjeçar pas tradhtisë.