“Dale” e Butrintit, Kidës dhe Ledrit arrin 100 milionë klikime në YouTube

0
“Dale” e Butrintit, Kidës dhe Ledrit arrin 100 milionë klikime në YouTube
Gjigandi

Yjet e njohur shqiptarë, Butrint Imeri, Kida dhe Ledri Vula, në vitin që lamë pas sollën një projekt të përbashkët muzikor.

Bëhet fjalë për këngën “Dale”, të cilën e sollën në korrik të vitit 2021 dhe që u shndërrua menjëherë në hit.

Ky projekt akoma pa i bërë një vit ka kaluar shifrën e 100 milionë klikime në platformën YouTube.

Butrint Imeri (Foto: Instagram)

RonaTyra

Lajmi është bërë i ditur nga vet Imeri në një postim të shpërndarë me fansat në llogarinë personale, Instagram.

“Rekordi ri personal. Dale//100 milionë shihemi shpejt”, ka shkruar ai.

Butrinti duhet theksuar se ka nisur punën për disa projekte muzikore që do të jenë gati për verë.

Në anën tjetër, Kida dhe Ledri kanë paralajmëruar sërish një duet bashkë.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu