Credins Bank/ Si të humbësh kohë me lekët e tua

0
Gjigandi

Bankat janë institucioni që janë ndërtuar për ti lehtësuar transaksionin e parave qytetarëve dhe bizneseve. Mesa duket Credins Bank ka devijuar nga ky mision duke u bërë një dhimbje koke për të gjithë klientët.

Sipas ankesave të ardhura nga qytetarët, ka  pasur “avari” në bankomate dhe pikat e ndryshme që ndodhen në kryeqytet, pothuaj në 90% këtyre filialeve kur klientët kanë shkuar për të tërhequr para me anë të kartave elektronik kanë përfunduar duar bosh sepse bankomati ka qenë jashtë funksioni.

“E kisha mjaft të rëndësishme që  të tërhiqja lekë sepse kishte kaluar orari zyrtarë  dhe s’kisha alternativë tjetër kalova në disa pika dhe ishin jashtë funksioni” shkruan qytetari

Por ankesat nuk kanë fund, bizneset dhe subjektet që duhet të përdorin këto bankomate  në rast se gabojnë më kodin e sigurisë ju mbahet karta dhe marrja e saj kalon nëpërmjet burokracirave pa fund  dhe pas plot 4 ditëve sorollatje qytetarët mund të marrin kartën.

Duke mos ofruar asnjë  lehtësi për qytetarët dhe bizneset që e kanë kohën të limituar dhe nuk kanë luksin të presin.

Me sa duket banka Credins nuk flet më gjuhën e klientëve

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu