Një avion i Wizz Air, është kthyer mbrapsht në Rinas ndonëse ishte nisur për në Verona.
Siç shihet edhe nga harta e fluturimeve, avioni ka bërë gati gjysmën e rrugës dhe më pas është kthyer. Sakaq, ende nuk dihen arsyet e kësaj manovre të çuditshme, ndonëse nuk ndodh për herë të parë kjo ngjarje me linjat që operojnë në Shqipëri.