Covid-i i gjatë: Studimi zbulon disa forma të ‘dëmtimit të trurit’

0
Covid-i i gjatë: Studimi zbulon disa forma të ‘dëmtimit të trurit’
Gjigandi

“Mjegulla e trurit” është një term që përshkruan disa nga efektet kognitive që disa njerëz mund të përjetojnë gjatë dhe pas infektimit me SARS-CoV-2.

Covid-i i gjatë mund të prekë 3 nga 10 persona që kanë kaluar COVID-19. Mbi tre të katërtat e njerëzve që kalojnë këtë gjendje, raportojnë simptoma kognitive ose neurologjike që zgjasin me muaj pas infektimit. Shumë prej tyre i konsiderojnë ato si dobësuese për trurin, sipas studimeve të fundit. Disa studiues po krijojnë termin “Neuro-COVID” për të përshkruar këtë sëmundje.

Megjithatë, pavarësisht njohjes së kësaj gjendjeje shëndetësore, trajtimi i pacientëve me këto simptoma ka rezultuar të jetë tepër sfidues për shkak të pamundësisë për të kuptuar shkakun e tyre.

Tani, një studim i publikuar në Nature Communications mbi efektin e infektimit me SARS-CoV-2 në trurin e primatëve, ka zbuluar disa ngjashmëri me studimet e kryera nga autopsitë e njerëzve.

RonaTyra

Studimet e autopsisë janë kryer në trurin e njerëzve që kishin humbur jetën nga COVID-19, por pamundësia për të dalluar dëmin e shkaktuar specifikisht nga virusi dhe atë të shkaktuar nga faktorë të tjerë është një nga kufizimet e këtij studimi.

Autorja kryesore, Dr. Tracey Fischer nga Qendra Kombëtare e Kërkimeve për Primatët në Universitetin Tulane, tha për Medical News Today se përdorimi i këtij modeli me kafshët i kishte dhënë mundësi studiuesve që të masnin dëmin që vjen vetëm për shkak të inektimit me SARS-CoV-2.

Ajo tha: “Ne kemi disa njohuri shtesë për patologjinë e sëmundjes në tru që mund të prekë individët me probleme neurologjike gjatë infektimit, si dhe ata që vazhdojnë të përjetojnë këto probleme neurologjike.”

Një sërë dëmtimesh të trurit

Studiuesit infektuan me SARS-CoV-2 katër Macaques Rhesus (lloj majmunësh primatë) dhe katër majmunë të gjelbër afrikanë. Dy kafshë shtesë për secilën nga këto specie u zgjodhën për të shërbyer si grupe kontrolli. Autopsitë e trurit të tyre morën mostra të indeve nga shtatë zona, duke përfshirë: lobet frontale, parietale, okupitale dhe ato të përkohshme, ganglionet bazale, trurin e vogël dhe trungun e trurit.

Neuroinflamacioni ishte më i madh te primatët e infektuar me SARS-CoV-2, krahasuar me grupet e kontrollit. Studiuesit zbuluan gjithashtu një rritje të dukshme të vdekjes së qelizave, të mikrohemorragjisë dhe të shenjave të mungesës së oksigjenit në tru te majmunët që ishin infektuar me SARS-CoV-2.

Këto gjetje janë të ngjashme me studimet e mëparshme që kishin analizuar autopsitë e trurit të njerëzve që kanë humbur jetën nga COVID-19. Këto gjetje mund të jenë arsyeja për simptomat neurologjike dhe kognitive të COVID-19 dhe të COVID-it të gjatë, sugjeruan autorët. Dr. Fischer tha: “Unë besoj se është përgjigjja e trupit tonë ndaj infeksionit ajo që i sjell këto simptoma.”

Ajo shtoi: “Kur kalojmë një sëmundje të rëndësishme inflamatore në trupin tonë, ajo ndikon edhe në tru. Kjo mund të shkaktohet nga shumë faktorë.”

“Dy faktet më befasuese ishin këto: e para, ne i vumë re këto simptoma te kafshët që nuk kishin një sëmundje të rëndë respiratore. Së dyti, pati një rritje të numrit të mikrohemorragjive në tru – të gjakderdhjeve të vogla në tru – dhe gjithashtu të vdekjes së qelizave neuronale.”

Zbulimi i fundit ishte ai më shqetësuesi, tha ajo, pasi vdekja e qelizave mund të shkaktojë “deficit të konsiderueshëm për individët”./ Medical News Today

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu