Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 2 pacientë kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, humbën jetën: një qytetare nga Berati 64 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 75 vjeç.
Janë kryer 2387 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 279 qytetarë, në këto bashki:
86 në Tiranë, 25 në Sarandë, 16 në Fier, 14 në Lushnje, 12 në Gjirokastër, nga 10 qytetarë në Berat, Vlorë, 7 në Sarandë, nga 6 qytetarë në Durrës, Elbasan, nga 5 qytetarë në Mirditë, Gramsh, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Peqin, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Kamëz, Vorë, Kavajë, Patos, Divjakë, Mallakastër, Memaliaj, Devoll, Dimal, Skrapar, nga 2 qytetarë në Cerrik, Poliçan, Libohovë, Delvinë, Himarë, Selenicë, Roskovec, Krujë, Kurbin, Has, Kukës, Malësi e Madhe, nga 1 qytetar në Tropojë, Lezhë, Rrogozhinë, Dropull, Përmet, Tepelenë, Korçë, Belsh.
Janë 3763 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 73 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 483 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263,518 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.
Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (21 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 279
Të shëruar në 24 orë 483
Të shtruar në spitale 73
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2387
Testime totale 1,732,633
Raste pozitive 270,734
Raste të shëruara 263,518
Raste Aktive 3763
Humbje jete 3,453
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1158
Fier 610
Elbasan 416
Vlorë 361
Berat 283
Lezhë 246
Kukës 161
Durrës 159
Gjirokastër 129
Shkodër 126
Korçë 94
Dibër 20