Çmimet e larta të karburantit/ Tabaku: Pronarët e mëdhenj ulen në tryezë me qeverinë, vendimet në…

0
Çmimet e larta të karburantit/ Tabaku: Pronarët e mëdhenj ulen në tryezë me qeverinë, vendimet në…
Gjigandi

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzon qeverinë për rritjen e ndjeshme të çmimit të karburanteve.

Në fjalën e saj në kuvend, Tabaku foli për Bordin e Transparencës, që vendos çmimet tavan për naftën, benzinën dhe gazin. Pronarët e mëdhenj të karburantëve ulen në një tryezë me qeverinë dhe caktojnë çmime në dëm të shqiptarëve, thekson ajo.

Një bord me asnjë fuqi të marrë nga asnjë ligji, ku qeveria ka muaj që përcakton çmimet. Çudia ka ndodhur ditët e fundit, kur një pjesë e madhe e karburanteve ka çmim më të ulët se ai i caktuar nga Bordi. Një mbledhje si në komunizëm ku ulen pronarët me qeverinë, duke vendosur çmime në dëm të qytetarëve”

.

RonaTyra

Sipas deputetes, e njëjta gjë po ndodh me produktet e shportës, ndërsa shton se “duhet guxim për të folur për këto probleme me zë të lartë”, duke nënkuptuar lidhjen e deputetëve me pronarët e kompanive të ndryshme.

Qeveria bën akt normativ ku kompenson kompanitë e ndërtimit me 80 milionë euro. Kompanive të miqve, familjarëve, ministrave!

Këto janë në dëm të qytetarëve. Kush mendon për qytetarët. Kush flet për interesin publik. Këto janë çështje që u interesojnë shqiptarëve.

Shumë e kanë gojën të mbyllur këtu, nuk flasin për kompanitë e karburantëve. Sot qytetarët kanë nevojë që deputetët të kenë guxim të ngrenë zërin

“.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu