Çmimet e larta/ Dashnor Sula shkon me shportën e ushqimeve në Kuvend (Foto)

0
Gjigandi

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula është shfaqur me një shportë ushqimesh në parlament. Një gjest i pazakontë, pasi këtë të enjte deputetët duhet të ndodheshin brenda në kuvend për të diskutuar disa projektligje.

“Kam marrë produktet e shportës. Bëhet fjalë për çmimet dhe sërish kushtojnë 30 mijë lekë të vjetra. Imagjinoni një familje sa mund te ushqehet. Këto vetëm për disa ditë. Duhen 500-600 mijë lekë në muaj. Bëhet fjalë vetëm për këto produkte, pa përfshirë perimet. Këto çmime i përballojnë deputetët dhe ministrat, jo familjet shqiptare. Nuk e bëj për politikë, kam ndjeshmëri për qytetarët. I bëj thirrje qeverisë që të indeksojë çmimet”, tha ai.

Mësohet se është kërkuar interpelancë nga ana e deputetit të PD-së, Ervin Salianji për ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.

RonaTyra

Rendi i ditës:

– Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 9.6.2022.

– Interpelancë me Ministrin e Brendshëm z. Bledar Çuçi kërkuar nga deputeti Ervin Salianji.

– Raporti për veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë për vitin 2021. (Neni 69 i ligjit nr. 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)

– Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9817, datë 22.10.2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural””. (Nenet 78, 81 të Kushtetutës dhe nenet 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

– Projektligj “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit të Aviacionit Civil”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu