Infektohet me koronavirus nënkryetarja e Bashkisë së Shkodës/ Karantinohet në banesën e saj

0
Gjigandi

Teksa Shkodra numëron 11 raste të reja me koronavirus përgjatë 24 orëve të fundit, mësohet se ka rezultuar pozitive edhe nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Emilia Koliqi.

Gazetari i Top Channel-it, Klodian Zhivani, gjatë një lidhjeje direkte në edicionin informativ të orës 12:00 deklaroi se Koliqi është në gjendje të mirë shëndetësore.
Mësohet se nënkryetarja e ka bërë testin një ditë më parë dhe pas përgjigjes së marrë ajo ndodhet aktualisht e karantinuar në banesë.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu