Teksa Shqipëria është duke u përballur me rritjen e çmimeve edhe të produkteve të konsumit, duket se edhe produktet që kemi potencialin për t’i prodhuar nuk po i prodhojmë më , për shkak se fermerët po braktisin tokat. Çmimet e larta të farërave, karburanteve, dhe plehrave kimikë ka bërë që në fier shumë fermerë të heqin dorë nga punimi i tokës.
Shumica e tokave në fshatin Hoxharë të Fierit janë lënë djerrë.
Fermerët kanë zgjedhur të mos i mbjellin pasi nuk e marrin mbrapsht mundin dhe shpenzimet e hedhura.
Shkak për këtë situatë janë bërë çmimet e larta për punimin e tokës, mbjellja, farat e deri të inputet bujqësore.
“Çmimet e plehrave kanë shkuar stratosferë, edhe i farave ka shkuar në stratosferë dhe me këto çmimet sivjet nuk e di si do ia bëjmë. Si përfundim tokën e shitur.”
“Plehrat kanë vajtur stratosferë, ureja ka vajtur 120 lekë, dapi ka vajtur 130 lekë.”
“Këto kimikatet kanë shkuar shumë shtrenjtë. “
Fermerët e kësaj zone ekonominë familjare e kanë të lidhur me bujqësisë dhe blegtorinë por tanimë tokat po i braktisin.
“Ato sipërfaqet nuk i bëj më, këtu është bërë si xhungël nuk jetohet më.”
“Kam 26 dynym tokë , ato i lë për bar, i punoj njëherë në 4-5 vjet.”
Zona e Hoxharës është një prej zonave më problematike për sa i përket tokave , pasi shpesh herë janë përmbytur duke i bërë ato tashmë jo produktive.
“Kemi mbjell tokat,kemi dalë me humbje kurse tani në vitin 2010 e kemi mbjellë nja dy herë e dolëm me humbje, nuk ia vlen.”
“Edhe ka shumë sipërfaqe që nuk mbillen sepse nuk ja dalin dot njerëzit. Duhen lekë nga gjitha anët.”
Të ndodhur në këto kushte fermerët thonë se tokat e tyre po i përdorin vetëm si kullota.