Chelsea – Liverpool, për një vend në çerekfinale të FA Cup.

0
Gjigandi

Chelsea dhe Liverpooli përballen sonte në Stamford Bridge për një vend në çerekfinale të FA Cup.

Skuadrës së Frank Lampard i duhet fitorja ndaj të kuqve, në takimin e 1/8 së finales që nis në orën 20:45, për t’i mbajtur gjallë shpresat për ndonjë trofe këtë sezon.

Kjo pasi të kaltrit janë jashtë garës për titull në Premierligë, ndërsa janë buzë eliminimit nga Liga e Kampionëve pas humbjes turpëruese në ndeshjen e pare të 1/8 së finales kundër Bayern Munich.

Sa i përket Liverpoolit, djelmoshat e Jurgen Klopp synojnë të fitojnë në mënyrën që ta lënë pas humbjen tronditëse 3:0 kundër Watfordit në Premierligë – e cila ishte e parë këtë sezon dhe ua shoi ëndrrat të kuqve për ta fituar ligën ka pa asnjë humbje.

Liverpool:

RonaTyra

Chelsea:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu