Dita e parë e shkollës në arsimin para universitar prej vitesh për përdoruesit ishte kthyer në një dhimbje koke, për shkak të fluksit të makinave dhe trafikut të rënduar.
Por ndryshe nga vitet e mëparshme ky 12 shtator nisi me këmbën e mbarë.
Fluksi i makina u arrit të menaxhohej, Policia rrugore shtoj punonjësit në akset kryesore dhe pikat problematike për mbarëvajtjen e qytetarëve jo vetëm shoferëve por edhe kalimtarëve.
Nga ana tjetër hyrjet në kryeqytete janë nyje problematike , Policia rrugore u fokusua në menaxhimin e këtyre akseve për të sjell efekt domino në të gjitha rrugët e Tiranës.
Policia bashkiake gjithashtu ju bashkua skuadrës rrugore duke shtuar forcat dhe për të patur një ditë të parë shkolle pa incidente dhe kaos.
Akset që morën më tepër vëmendjen e policisë së shtetit dhe që janë më problematike për shkak të mos respektimit të rregullave nga ana e këmbësorëve dhe shoferëve janë në Rrugën e Kavajës, Bulevardi Zogu I, Rruga e Barrikadave Casa Italia, zona e ish- parkut të autobuzave etj.