Marrëdhënia e krijuar mes Luizit dhe Jorit është komentuar shumë nëpër rrjetet sociale dhe mediat online që pas hyrjes së modeles në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Jori është treguar shumë e afërt me Luizin dhe anasjelltas, aq sa audienca filloi të shihte një romancë të mundshme mes tyre.
Mirëpo për Luizin çdo veprim ka qenë në kontekstin e miqësisë e këtë gjë e vërtetoi sot.
Modelja shkoi dhe e preku Luizin nga shpatullat teksa ai po lante enët, mirëpo duket se reagimi i tij nuk ishte aspak ai që priste.
Këngëtari iu drejtua me fjalët: “Fol me gojë, me dorë mos prek, çfarë është kjo lojë”.
Duket se kjo gjë i shkaktoi hatërmbetje Jorit e cila u largua duke thënë vetëm: “Okay, ciao”.