Gjykata Civile e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike zyrtare për ndryshimin e gjyqtarit Niko Rrapi. Kërkesa është shqyrtuar nga një tjetër trup gjykues e cila vendosi që gjyqtari Niko Rrapi do të vijojë të shqyrtojë çështjen e ndryshimeve të statutit të 2 shtatorit.
Kërkesa e përfaqësuesve ligjorë të Bashës, erdhi pasi gjyqtari Rapi më herët rrëzoi kërkesën e përfaqësuesve të Partisë Demokratike zyrtare për dorëzimin e dokumentacioneve shtesë nga grupi i Gazment Bardhit mbi mbledhjen Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike të zhvilluar online më 28 korrik, në të cilën u kërkuan mos mbajtja e zgjedhjeve për kryetar të Partisë Demokratike.
Sot, përfaqësuesit e Bashës kërkojnë pavlefshmërinë e shkresave të Këshillit Kombëtar të mbajtur nga grupi i Gazment Bardhit në muajin korrik. Ata pretendojnë se shkresat janë të falsifikuara, në total 3 prej tyre.
Gjykata tërhiqet pak minuta për të marrë vendim mbi kërkesën e PD për shpalljen të pavlefshme të akteve të Këshillit Kombëtar të grupit të Bardhit.
a.c./dita