Çështja “Becchetti”/ Mbrojta në arbitrazh, Kushtetuesja merr në pyetje përfaqësuesit e PD-së

0
Çështja “Becchetti”/ Mbrojta në arbitrazh, Kushtetuesja merr në pyetje përfaqësuesit e PD-së
Gjigandi

Partia Demokratike ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një padi për vendimin e Kuvendit për të mos pranuar ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “Becchetti”, duke shpresuar se Kushtetuesja të deklarohet në favor të tyre për të vijuar më pas në hetimin parlamentar për këtë çështje.

Këtë të enjte, Gjykata Kushtetuese ka marrë në pyetje përfaqësuesit e PD-së, në lidhje me mënyrën se si është mbrojtur shteti shqiptar, a mund të jetë një objekt i një komisioni hetimor.

Njëri prej përfaqësuesve, Marash Logu tha se PD kërkon procedurën e zbatimit të ligjeve që çuan deri në arbitrazh, duke shtuar se duan të kuptojnë se si organet shtetërore i kanë zbatuar ligjet.

“Faktet që parashtrohen lënë të kuptosh se ka patur veprimtari të organeve që kanë ndikuar, duke i sjellë shtetit një dëm ekonomik, në duam të kuptojmë dëmet dhe të rishikohen masat dhe ndryshimet në legjislacion. Ajo që duhet të kuptojë Kuvendi, përmes këtij komisioni është se cila është pasoja. Antikushtetutshmëria e këtij vendimi të Kuvendit s’ka bërë përpjekje”,

tha Logu.

RonaTyra

Gjykata Kushtetuese: A keni dijeni nëse ka nisur njohja e vendimit të arbitrazhit?

PD: Jo nuk kemi dijeni.

Gjykata Kushtetuese: Në jurisprudencën e GJK-së është theksuar se një çështje duhet të ketë kuptim kushtetues, pra duhet të ekzistojë një fakt.

PD: Në vendimin e arbitrazhit besojmë që ka fakte të mjaftueshme, kërkesa jonë për ngritjen e një komisioni bazohet në çështjet konkrete dhe ekzistojnë të dhëna që organet publike kanë sjellë jo vetëm dëm buxhetit të shtetit, por kanë penguar edhe investimet e huaja në vend.

Partia Demokratike dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese një padi për vendimin e Kuvendit për mosngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen ‘Becchetti”.

Në një deklaratë për mediat, në atë periudhë, Grida Duma akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka frikë të hetojë këtë çështje, duke e bërë atë përgjegjës për dëmshpërblimin prej 120 mln euro që shteti shqiptar duhet t’i paguaj Becchetti-t, me vendim të gjykatë ndërkombëtare arbitrazhi.

Duma thekson se ngritja e një Komisioni Hetimor nuk ka nevojë për miratimin e asnjë force politike, duke theksuar se PD do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu