Çështja “Babale”/ Shtyhet sërish seanca ndaj Ervin Salianjit

0
Gjigandi

Seanca gjyqësore ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianjit është shtyrë sërish. Ajo do të mbahej ditën e sotme, por njëri nga anëtarët e trupit gjykues nuk ka qenë i pranishëm.

Njoftimi i gjykatës:

“Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës se Apelit Tirane, ju njoftojmë se:

Sot me date 30.01.2023 ora 13:30, është planifikuar seanca gjyqësore e çështjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj.

Ju komunikojmë se dhe sot për arsye objektive një nga anëtaret e trupit gjykues nuk do te jete i pranishëm.

RonaTyra

Ne kushtet e mësipërme, seanca gjyqësore nuk do te mund te zhvillohet.  Dita dhe ora e seancës se ardhshme do te komunikohet sapo te caktohet”

Deputeti Salianji është marrë si i pandehur për shkak të kallëzimeve të tij, të pretenduara si të rreme, për përfshirje në trafikim të lëndëve narkotike të Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafajt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu