Organizata për Barazi dhe Liri, Cel Kosova, i është gëzuar vendimit të Kuvendit për të mos miratuan Projektkodin Civil në versionin aktual, për shkak se, sipas kësaj organizate, nuk garanton barazi në të drejtën në martesë.
Në një postim të kësaj organizate që merret me të drejtat e komunitetit LGBTI, thuhet se
“alternativa e ofruar në formën e partneritetit civil krijon paqartësi dhe nuk ofron zgjidhje për garantimin e të drejtës për jetë familjare të komuniteteve LGBTIQ+”.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, gjatë seancës të së mërkurës nuk e miratuan në parim Projektkodin Civil.
Pika që deputetët kishin mospajtime gjatë seancës të së mërkurës ishte neni i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.
Cel Kosova tha se diskutimi i sotëm në Kuvend vuri në pah “
pikëpamjet dhe retorikën diskriminuese, homofobe dhe të nxitjes së urrejtjes”.
Kjo organizatë i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që në versionin e ri të Projektkodit Civil të lejojë martesën për të gjithë.