Burgosja e ish-ministrit Tahiri me 3.4 vjet/ Reagon kryekomisari Urim Rexhepi: Kanabizimi i vendit sot mori një dënim që do bënte të qeshte…

0
Gjigandi

I njohur për karierën e tij të sukseshme në postet dhe gradat më të larta në Policinë e Shtetit, por i shkarkuar pa një motiv të fortë nga detyra, kur në krye të ministrisë së Brendshme erdhi si ministër Saimir Tahiri, oficeri i karierës Urim Rexhepi, që sot jeton mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, ka reaguar në lidhje me masën e arrestit që SPAK ka marrë ndaj ish-ministrit të tij.

Pak kohë më parë, Urim Rexhepi, me gradën kryekomisar, pas largimit nga detyra gjatë kohës që ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri, shfaqi interesin për të aplikuar duke dorëzuar CV-në e tij, për t’u bërë pjesë e BKH-së.

I kontaktuar në atë kohë nga mediat, Rexhepi u shprehet se: “Aplikova për në BKH sepse dua që në Shqipëri të sundojë ligji dhe dua që shqiptarët mos të ikin më nga vendi i tyre, për shkak të korrupsionit”.

Kujtojmë që Rexhepi u shkarkuar me urdhër të ish-ministrit Tahiri në vitin 2013 nga detyra që mbante si Shef Komisariati në pikën kufitare të Rinasit.

Në atë kohë bashkë me Rexhepin u pezulluan nga detyra, edhe shefi i krimeve, ai i kufirit të aeroportit, si dhe kryekontrollori dhe një kontrollor.

RonaTyra

Shkarkimi i kryekomisar Rexhepit në atë kohë, u bë me motivacionin “Për shkelje të rënda të disiplinës në polici”, por sot si për hironi është radha e kryekomisarit që t’i kthejë “reston” ish-ministrit të tij që akuzohet për bashkëpunim në trafikimin e drogës dhe që u dënua me 3 vite e 4 muaj burg nga SPAK-u.

Ja statusi i plotë në Facebook i kryekomisar Urim Rexhepit:

“Një ditë e çuditshme kjo e sotshmja…

Ajo që sot u servir si drejtësi në fakt është ‘padrejtësi’ e shpaguar për mënyrën si një ministër u soll me atributet e tij.
Shkelje e ligjit, abuzim me pushtetin, largim me pa të drejtë i dhjetëra efektivëve, trafikim dhe e kanabizimi i vendet sot u dënuan me një dënim që do bënte të qeshte dhe të dënuarit më të rëndomtë që burgosen për dy cigare kanabis.
Policis së Shtetit pas 2013 iu ndryshuan uniformat, iu ndërruan dhe makinat kjo është e vërtet, por në krahun tjetër iu ndërruan dhe efektivët e oficerët më të zot me militant.
Kjo prodhoi në gjithë këto vite me qindra e mijëra padrejtësi.
Mjafton të analizohen të dhënat e evidencat kriminale vetëm në një qark të Shqipërisë, psh Vlora, për të kuptuar se kur një ministër lë në rrugë oficerët më të mirë, krimi pushton çdo qelizë të shoqërisë dhe shtetit.
Rekrutimi në rradhët e uniformave blu kthehet në konkurs partie, e më pas punët e shtetit i shkojn sulltanit sipas vije.
E dhimbshme si ky vend ka humbur hijeshine e drejtësinë e të vërtetës dhe ligjshmërisë.
Ndoshta na duhet një ‘reformë’ tjetër në drejtësi e polici, se kjo e para ka dështuar me sukses!Kryekomisar U Rexhepi”.
/Burimi: Priza.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu