Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi ka përkujtuar sot heroin Ali Ajeti në 33-vjetorin rënies gjatë demonstratës kundër regjimit serb në Podujevë.
“Lufta, sakrifica dhe vetëmohimi i dëshmorëve dhe veprimtarëve do të kujtohet e nderohet përherë ndër breza. Ata na e sollën lirinë, ne duhet ta ndërtojmë shtetin ashtu siç e deshën dhe e ëndërruan ata”
, ka shkruar Bulliqi në Facebook.
“Lavdi jetës dhe veprës së Ali Ajetit! Lavdi dhe nderime të gjithë atyre që kanë sakrifikuar e kontribuar në çlirimin e vendit”
, ka shtuar ai.
Më 30 maj 1989 në Podujevë ishte organizuar një demonstratë kundër regjimit serb. Atë ditë në Kosovë po qëndronte një grup diplomatësh nga Evropa dhe pikërisht në këtë ditë e ashtuquajtura “Çeta e Llapit” doli me uniforma ushtarake nëpër rrugët e Podujevës. Në një përleshje të armatosur vritet Ali Ajeti ndërkaq plagosen disa tjerë.