Britani/ Gripi i shpendëve prek gjitarët, lundërrat dhe dhelprat, ekspertët: Mutacioni mund të prekë edhe njerëzit

0
Gjigandi

Në Mbretërinë e Bashkuar, Agjencia e Shëndetit të Kafshëve dhe Bimëve (APHA) ka testuar 66 gjitarë, duke përfshirë foka, dhe zbuloi se nëntë lundërza dhe dhelpra ishin pozitive për gripin e shpendëve (HPAI) H5N1 shumë patogjene. Rastet janë gjetur në Durham, Cheshire dhe Cornëall në Angli; Powys në Uells; Shetland, Hebridet e Brendshme dhe Fife, Skoci.

Gripi i shpendëve po kthehet në një kërcënim global, pasi së fundmi raportohet se është përhapur edhe te gjitarët, duke përfshirë lundërrat dhe dhelprat në Mbretërinë e Bashkuar. Mediat e huaja raportojnë se ky është shpërthimi më i madh i i parë ndonjëherë i virusit vdekjeprurës në gjithë botën. Shifrat e publikuara në BBC tregojnë se virusi ka çuar në vdekjen e rreth 208 milionë zogjve në mbarë botën dhe të paktën 200 raste të regjistruara te gjitarët.

Drejtuesit e shëndetit publik paralajmërojnë se mutacioni tek gjitarët mund të prekë dhe njerëzit, por rreziku për publikun është shumë i ulët. Tani do të ketë një mbikëqyrje dhe testim më të synuar të kafshëve dhe njerëzve të ekspozuar ndaj virusit në MB.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) ende këshillon se gripi i shpendëve është kryesisht një sëmundje e shpendëve, por ekspertët në të gjithë globin po shqyrtojnë rreziqet e përhapjes së tij në specie të tjera.
Në mbarë botën, virusi është gjetur në një sërë gjitarësh, duke përfshirë arinjtë e thinjur në Amerikë dhe vizon në Spanjë, si dhe te delfinët dhe fokat.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Agjencia e Shëndetit të Kafshëve dhe Bimëve (APHA) ka testuar 66 gjitarë, duke përfshirë foka, dhe zbuloi se nëntë lundërza dhe dhelpra ishin pozitive për gripin e shpendëve (HPAI) H5N1 shumë patogjene.
Rastet janë gjetur në Durham, Cheshire dhe Cornëall në Angli; Powys në Uells; Shetland, Hebridet e Brendshme dhe Fife, Skoci.

RonaTyra

Besohet se ata ishin ushqyer me zogj të egër të ngordhur ose të sëmurë të infektuar me virusin. Kafshët u zbuluan se kishin një mutacion të virusit që mund ta bënte më të lehtë infektimin e gjitarëve, por nuk kishte prova të transmetimit midis gjitarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu